Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. U., 56 vjeç, pasi ka goditur me grusht shtetasin B. B, 66 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M. N, 63 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
A. P(S), 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Më datë 29.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin B. B, 66 vjeç, me detyrë Topograf i Njësisë Administrative Golem, Kavajë, sepse në harkun kohor të viteve 2018-2021 dyshohet se ka shpërdoruar me detyrën në dëm të disa shtetasve në njësinë administrative ku punon.
Paraprake: Me datë 29.09.2021, është dërguar për ndihmë mjekësore në spital një shtetas sirian rreth 23 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Paraprake: Gjatë natës, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në një firmën e shtetasit A. D. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.