Qarku Korçë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.
Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 5 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Pogradec dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë goditur dy raste të tjera, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. G., 40 vjeç, S. Ç., 28 vjeçe, banues në Tiranë dhe Xh. R., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq.
Shërbimet e Policisë, kanë kapur në dalje të qytetit të Pogradecit, shtetasin M. G., duke transportuar me mjetin tip “Benz”, në të cilin ishte pasagjere 28-vjeçarja, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera, rezulton se i implikuar në këtë veprimtari kriminale ishte edhe shtetasi Xh. R.
Gjithashtu po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 37 vjeç dhe shtetases E. G., 30 vjeçe, banues në Tiranë, të cilët janë konstatuar në dalje të qytetit të Pogradecit me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues 30-vjeçarin, duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.