Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
DVP Korçë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. N., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën po tentonte që t’a shiste. Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. L., 31 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” të shtetasit R. K., banues në Korçë, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme. Pogradec/Informacion paraprak-Më datë 28.09.2021, në mesditë, në lagjen nr. 4, Pogradec, dyshohet se ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, ku jetonte i vetëm, shtetasi N. K., 74 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Bulqizë – Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.
Durrës – Më datë 28.09.2021, në rrugë, në afërsi të një biznesi, është konstatuar një sasi lëndë e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e paplasur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 63 shtetas, konkretisht: 13 janë ndaluar, 24 janë arrestuar në flagrancë dhe 36 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 4 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Elbasan dhe 1 në Fier; 2 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, në Tiranë , ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 2 raste, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 2 raste, 1 në Durrës ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Korçë , ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, në Berat, ku autorë t po procedohen ë n gjendje të lirë .
Janë evidentuar 3 raste të ndërtimit pa leje, 2 në Tiranë dhe 1 në Fier, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, 3 në Korçë , me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë ; 1 në Lezhë , ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Kukës, ku autori po procedohet në gjendje të lirë .
Në Tiranë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe 1 tjetër për “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
Në Berat është proceduar penalisht 1 shtetas, për shkatërrim prone.
Në Lezhë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për veprat penal “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahja e autorit të krimit” dhe 1 tjetër, për “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në Kukës është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Falsifikimi i dokumenteve”.
Në Gjirokastër është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrë n”.
Është evidentuar 1 rast i “Pushtim toke”, në Fier, ku autori po procedohet në gjendje të lirë .
Është evidentuar 1 rast i “Vetë gjyqësia”, në Vlorë , ku autori po procedohet në gjendje të lirë .
Janë proceduar penalisht 2 shtetas, pë r kalim të paligjshëm të kufirit.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 9 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.