Bulqizë – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Ushtroi dhunë fizike dhe goditit me sende të forta babain e tij, arrestohet në flagrancë nga Policia 53-vjeçari.

Arrestohen dhe dy shtetas të tjerë pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet e tyre pa u pajisur me leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L.I., 53 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta babain e tij, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
_

Nga specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban, në DVP Dibër, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.D., 20 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, pa u pajisur me leje drejtimi ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase të mitur, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

K. SH., 18 vjeç, banues në Bulqizë, pasi është konstatuar nga shëbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, pa u pajisur me leje drejtimi.
__

Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E.M., 39 vjeç, banues në Bulqizë, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta në trup shtetasin A.M., i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin e Bulqizës, është larguar për në banesë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.