Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll, pasi dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prani të fëmijëve, ndaj bashkëshortes së tij shtetases E. S., 34 vjeçe dhe ka kanosur me fjalë të afërmin e saj, shtetasin B. Ç., 52 vjeç, banues në Bitinckë, Devoll.
———-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim K. I., 30 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas, më datë 21.09.2021, në lagjen nr. 8, Korçë, dyshohet se ka vjedhur baterinë e një mjeti (tip vinçi robotik) në pronësi të Bashkisë Korçë, të cilën më pas e ka shitur. Gjithashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 19.09.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 11.08.2021, në lagjen nr. 8, Korçë, ku në një punishte të punimit të hekurit, shtetasi K. I., në bashkëpunim me një tjetër, kanë vjedhur mjete dhe vegla të ndryshme pune.
‐———–
Po nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. G., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 18, Korçë, në ambientet e një lavazhi, nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ky shtetas i ka vjedhur një xhup shtetasit A. K., brenda të cilit ndodheshin 22.000 lekë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.