DVP Berat – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas

DVP Berat

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.D., 33 vjeç, banues në Berat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.B., 59 vjeç, banues në Berat, pasi në vendin e quajtur “Moravë”, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale. Nga kontrolli i ushtruar me aparatin drager, u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.