Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 5 shtetas, në vijim të goditjes së veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe kultivimit të bimëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” shtetasin B. L., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 kg e 200 gr lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, në fshatin Tragjas, u gjetën të kultivuara fidan të dyshuar cannabis sativa.
Po nga specialistët për Hetimin e Natkotikëve në DVP Vlorë, u ndalua shtetasi D. Xh., 23 vjeç banues në Orikum, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi arab A. L., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lendë narkotike kokainë dhe një sasi të vogël lendë narkotike kanabis.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u arrestua në flagrancë shtetasi P. T., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin të cilin drejtonte, Policia gjeti dhe sekuestroi një një sasi të vogël lendë narkotike kanabis.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.