Raporti i ngjarjeve për 72 orët e fundit, Policia e Shtetit

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tropojë – Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Raja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”,kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacion policor të koduar “Raja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve: Nikë Markaj, 45 vjeç dhe dy djemtë e tij, Gjon Markaj, 23 vjeç dhe Aleks Markaj 22 vjeç, banues në fshatin Tetaj, Tropojë. Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të datës 04.08.2021, të Gjykatës së Rrethit Tropojë, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje“, kryer në bashkëpunim, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Rrjedhja e ngjarjes: Më datë 30.07.2021, në aksin rrugor Lekbibaj-Fierzë, në afërsi të vendit të quajtur “Shkëmbi i Rajës”, këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me thikë shtetasin P. Gj., 44 vjeç, banues në Fierzë. Gjithashtu, në bashkëpunim më njëri-tjetrin i kanë dëmtuar automjetin këtij shtetasi. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Fier – Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë 1 shtetas. Në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si edhe bazuar në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: I. K., 34 vjeç, banues në Gjokalli, Fier, pasi në oborrin e banesës kishte kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 21 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel” pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Lezhë – Goditet një rast i dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet  tip “Volkswagen” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë  arrestimi  në flagrancë shtetasi B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Lezhë – Goditet një rast i dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet  tip “Volkswagen” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë  arrestimi  në flagrancë shtetasi B. D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Tiranë – Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve. Arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar, për zjarrvënie në Kodër, Kombinat. Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Myslym Stafa, 37 vjeç, banues në Kombinat. Ky shtetas ditën e djeshme në rrugën “Hamdi Cenoimeri” në Kombinat, është kapur në flagrancë duke i vënë zjarrin shkurreve dhe pemëve halore, dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe e madhe kodre me peme halore (pisha) dhe shkurre.  Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë banorët që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do të përballen me ligjin . Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 179 shtetas, konkretisht: 18 janë ndaluar, 56 janë arrestuar në flagrancë dhe 105 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 16 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 22 raste, me 10 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 15 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 18 raste, konkretisht: 7 raste të “Kanosja”, 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje” dhe  5 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i  “Plagosja e rëndë me dashje”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë; 1 rast i “Vrasja”, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 6 autorë të autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 21 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.

Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 29 raste: 3 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor po procedohet në gjendje të lirë, si dhe 26 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 9 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 4 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 8 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Mashtrimi” dhe 2 të tjerë për “Korrupsion aktiv”.

Janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas, për “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit” dhe 2 të tjerë për “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia” dhe 1 tjetër për “Prishja e qetësisë publike”.

Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, me 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas për “Përndjekja”.

Janë proceduar penalisht 6 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 16 aksidente, me 1 viktimë dhe  16 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.