Poliçan/Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet autori i dyshuar

Poliçan/Dogji me zjarr një sipërfaqe toke, arrestohet autori i dyshuar.

Berat/Vihet në pranga një shtetas për veprën penale “Përndjekja”

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan shtetasin:

A.F., 46 vjeç, banues në fshatin Vërtop, Poliçan, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur 10 ha tokë e mbjellë me ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
——————–

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat, u bë arrestimi i shtetasit V.S., 56 vjeç, banues në Lapardha, Berat, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 35-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.