Goditen 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.
Në vijim të punës për parandalimin evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në territorin e Krujës.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Xh. K., banues në Arrameras, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
I. L., banues në Borizanë, Krujë, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.