Tiranë – Policia Rrugore, kontrolle ndaj mjeteve të transportit publik

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e transportit të specializuar ndërqytetas, rrethqytetas dhe atij qytetas, rrugorët e kryeqytetit prej kohësh kanë vijuar kontrolle të dedikuara ndaj kësaj kategorie mjetesh, kontrolle të cilat janë orientuar në orët e para të mëngjesit dhe të vona, në zona të ndryshme, për nivelin e alkoolit dhe mangësi të tjera të karakterit teknik dhe administrativ.

Në funksion të kontrolleve parandaluese dhe verifikuese, gjatë kësaj kohe janë konstatuar dhe proceduar:

• 12 drejtues autobuzash të papajisur me certifikatë aftësimi profesional si dhe të përfunduar.

• 34 drejtues autobuzash të cilët janë konstatuar në shkelje të itenerarit dhe destinacionit të përcaktuar në certifikatat dhe licencat e transportit.

• 44 drejtues autobuzash të linjave ndërqytetase për stacionim në vende jo të miratuara nga organet përkatëse.

• 21 autobuza të transportit qytetas dhe ndërqytetas të pa siguruar.

• 22 autobuza të transportit qytetas për të meta teknike si dhe pa kryer kontrollin teknik.

• 60 autobuza për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar.

• 14 drejtues autobuzash për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit nga të cilët 2 në gjendje të dehur.

Ndërkohë, duke vleresuar rrezikshmerinë që mbart transporti publik dhe drejtuesit e tyre, kontrollet parandaluese të policisë rrugore të kryeqytetit vijojnë në kohë dhe vende të ndryshme në mënyrë permanente me qëllimin e vetëm disiplinimin dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.