Durrës
Vihen në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit K. A., 20 vjeç, banues në Fushë Kosovë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ” Vjedhja “.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, i kanë vjedhur shtetasit A. Ç., një sasi vlere monetare dhe dokumenta personale.
Gjithashtu nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, më datë 20.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, kanë vjedhur në marketin e shtetasit P. B.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur shtetasen N. Zh.57 vjeçe.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Y. Xh., 41 vjeç, banues në Krujë, pasi në fshatin “Mazhe”, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Pezho”, në gjëndje të dehur, ka goditur mjetin tip “Volkwagen”, duke shkaktuar dëme materiale;
G. B., 26 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjëndje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.