Kukës
Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin e bimëve narkotike.
Ndalohet një 23-vjeçar për “Kultivim të bimëve narkotike”.
Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë 2 vëllezrit e tij.
Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin të kanabisit, si dhe në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve që kultivojnë bimë narkotike, bënë ndalimin e shtetasit Veri Markaj, 23 vjeç, banues në fshatin Vrrij, pasi më datë 19.08.2021, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vrrij është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku nga hetimet dyshohet autorë shtetasi Veri Markaj.
Gjithashtu, po hetohen në gjendje të lirë 2 vëllezrit e tij, shtetasit M.M., dhe Y. M., për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.