Lezhë
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë së paligjshme në fushën e shpërndarjes së drogave të forta.
Qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete për ta shitur, kapen dhe vihen në pranga 5 persona.
Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë, peshore elektronike, aparate celularë dhe një automjet.
Strukturat e Policisë në DVP Lezhë dhe të Komisariateve në varësi,në bashkëpunim me FNSh Shkodër, në vijim të punës së pandërprerë dhe kontrolleve intensive me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas që qarkullonin në jjë automjet kishin lëndë narkotike të ndarë në doza gati për ta shitur, kanë organizuar punën dhe në fshatin Tale, Lezhë, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.
Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjerë shtetasit F. S., E. Gj., B. K. dhe A. S. është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celular.
Në vijim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bënë arrestimin në flagrancë shtetasve: F. S., 29 vjeç, E. Gj., 23 vjeç, A. B., 29 vjeç, B. K., 21 vjeç dhe A. S., 23 vjeç, të gjithë banues në Kurbin.
Gjatë kryerjes veprimeve hetimore në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, shtetasi F. S. ka tentuar të largohet duke u hedhur nga dritarja,ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës,Tiranë, pa probleme për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.