Elbasan – Gërryenin në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte, vihen në pranga nga Policia 3 shtetas si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Gërryenin në mënyrë të paligjshme shtratin e lumit Shkumbin duke marrë inerte, vihen në pranga nga Policia 3 shtetas si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specilaistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Adriatik Balliu, 36 vjeç , Xhelal Mosha , 56 vjeç, dhe Ardian Hazizi 48 vjeç, të tre banues në Kavajë si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit S.B., 48 vjeç dhe D.C., 54 vjeç, banues në Kavajë.
Pasi në fshatin Hoxhaj, Peqin , u gjetën duke marrë inerte në mënyrë të paligjshme në lumin Shkumbin me tre mjete të tonazhit të rëndë të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.