Dibër – Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike

Dibër
Vijojnë kontrollet masive të territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollit evidentohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Vihen në pranga 4 shtetas.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në bregun e lumit Drini i Zi, në fshatin Draj Reç, disa shtetas kishin kultivuar bimë narkotike, Strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër, ushtruan kontroll të imtësishëm të zonës me dronë dhe nga efektivët në këmbë.
Gjatë kontrollit shërbimet e Policisë konstatuan një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ku falë veprimeve të shpejta u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :
Bujar Tanushi, 35 vjeç;
Edmond Tanushi, 37 vjeç;
Rrahman Tanushi, 27 vjeç;
Fitim Tanushi, 23 vjeç; të gjithë banues në fshatin Zall Reç, Dibër.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se janë autorët të kultivimit të bimëve narkotike në bregun e lumit Drini i Zi.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.