Sarandë/Plagosi më mjet prerës (thikë) një 16-vjeçar, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga autori i dyshuar.
Sekuestrohet një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, shtetasin e mitur me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje” , e mbetur në tentativë.