Sekuestrohen 115 kg kafe.
Arrestohen në flagrancë 61-vjeçari, procedohet penalisht bashkëshortja e tij.
Procedohet dhe një shtetase tjetër për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. H., 61 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në dyqanin e tyre, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 115 kg kafe, e cila dyshohej se ishte kontrabandë.
Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” edhe shtetasja me iniciale A. G., pasi gjatë kontrollit në subjektin e saj në afërsi të Tregut Ushqimor, nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale“.