Policia e Dibrës në ndihmë të banorëve të zonës për shuarjen e zjarrit në fshatin Kacni, Selishtë

Policia e Dibrës në ndihmë të banorëve të zonës për shuarjen e zjarrit në fshatin Kacni, Selishtë

Strukturat e DVP Dibër dhe Komisariatet e Policisë në varësi të saj krahas përmbushjes së detyrave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për krijimin e një ambjenti sa më të sigurtë, janë angazhuar maksimalisht për të parandaluar, evidentuar dhe goditur rastet e zjarrvënies në pyje e kullota, por dhe për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të cilët janë të rrezikuar nga zjarret që shkaktohen me qëllim apo nga pakujdesia.

Në një zonë malore me pyje në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, shërbime të forcave zjarrfikëse, dhe të ushtrisë, të ndihmuar dhe nga banorë të zonës, janë angazhuar maksimalisht për izolimin e flakëve të zjarrit për të parandaluar përhapjen e tij.

Vijon puna për shuarjen e plotë të zjarrit në zonë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falenderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe apelon në vençanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.