Vlorë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Vlorë

Vihen në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen D. H., 42 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– G. R., 26 vjeç, banues në Berat, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin në gjëndje të dehur;

-M. B., 28 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.