Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga poseduesi.
Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me forcën Operacionale në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 38 vjeç, banues në fshatin Treblovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.