Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Dogji me zjarr një sipërfaqe tokë pyjore procedohet penalisht autori i dyshuar.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat , proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin:
G. P., banues në Mat, pasi dyshohet se pranë varrezave të qytetit Burrel, ka ndezur zjarr dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe tokë pyjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.