DVP Lezhë
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.
Sekuestrohen një armë zjarri me krehër me fishekë dhe doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M., 47 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë. Në cilësinë e provës materiale ēshtë sekuestruar arma e zjarrit automatik dhe një krehër me fishekë.
Gjithashtu, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë ndalimin e shtetasit D. D., 35 vjeç, banues në fshatin Sukagji, Lezhë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet si autor i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit, Lezhë.
Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Lezhë u procedua penalisht shtetasi K. H., 20 vjeç, banues në Lezhë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në Shëngjin, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.