Himarë – Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së i vijnë në ndihmë turistit meksikan

📌Himarë
Policia e Himarës dhe grupi i FNSH-së i vijnë në ndihmë turistit meksikan.
Një turist 30-vjeçar nga Meksika, duke eksploruar Malin e Çikës, kishte mbetur në disa shkëmbinj.
30-vjeçari ka telefonuar në Sallën Operative Vlorë, 112📲 dhe ka kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të terrenit të vështirë.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë me qëllim gjetjen e tij.
Pas disa orë kërkimesh nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur gjetja e turistit meksikan, i cili po trasportohet nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Himarës dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetërore.
Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.