Dibër
Goditen dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Procedohen penalisht në gjendje të lirë dy specialistë të Shërbimit Pyjor për ‘Shpërdorim Detyre’
U kap duke transportuar lënde drusore pa dokumentacion përkatës, gjatë shoqërimit në Komisariat ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë për shmangien nga përgjegjësia ligjore, vihet në pranga 35-vjeçari.
Ndalohet një tjetër shtetas për ‘Prerje e paligjshme e pyjeve’.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, kanë ushtruar kontroll në fshatin Bufull, Selishtë, dhe si rezultat kanë konstatuar shtetasn I. L., duke transportuar një sasi prej 4 m3 lëndë drusore pa dokumentacion përkatës. Gjatë shoqërimit në Komisariat shtetasi I. L., ka tentuar të korruptojë me shpërblim në të holla punonjësit e policisë me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 35 vjeç, banues në Selishtë.
Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit F. C., 61 vjeç, pasi gjatë kontrollit të zonës në fshatin Bufull, shërbimet e Policisë kanë gjetur të stivosura 8m3 lëndë drusore, të prera pa dokumentacion përkatës nga shtetasi F. C.
Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar ka filluar procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, për shtetasit :
M. B., 57 vjeç; H. Sh., 54 vjeç, (Specialist të Shërbimit Pyjor, Dibër), pasi nuk kanë ushtruar kontrolle mbi detyrimet ligjore për mbrojtjen dhe menaxhimin e pyjeve në sektorin përkatës duke lejuar që individë të kryejnë dëmtime të pyjeve në këtë zonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.