Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Pogradec – Kontrolle të shtuara nga Komisariati i Policisë Pogradec, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga 1 shtetas. Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe municion luftarak pa leje. Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë mirëorganizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij në fshatin Rëmenj, Pogradec. Forcat e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje. Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme.
Durrës – Shkaktoi ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, procedohet penalisht kapiteni i një trageti. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujërave”, shtetasin D. M., 43 vjeç, banues në Bari, Itali (kapiten i një trageti). Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi ka shkaktuar ndotje të ujërave në terminalin e trageteve në Port, Durrës, duke hedhur mbetje pas pastrimit të mjetit lundrues që ai drejton. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Kurbin – Finalizohet operacioni policor i koduar “Muzgu”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe një automjet. Në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që mbajnë armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Muzgu”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. Gj.(I)., 28 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, Kurbin. Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me armë zjarri në automjet, shërbimet e Policisë Kurbin kanë organizuar punën dhe në Fushë Kuqe, kanë bërë lokalizimin dhe ndalimin e mjetit tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Berat – Kapet dhe arrestohet autori, i cili mbrëmjen e djeshme, plagosi me mjet prerës një 42-vjeçar. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kontrolluan zonën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Plazh, Durrës – Tentoi të vidhte nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), në banesën e një shtetaseje, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë arrestohet në flagrancë autori. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i mprehtë (thikë). Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së informacionit se në një banesë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një shtetas po tentonte të vidhte me dhunë, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë, ku bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. T., 27 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M. B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti i mprehtë (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Elbasan – Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Policia Rrugore ka rritur prezencën e saj në të gjitha akset rrugore interurbane, urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në funksion të kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në kushtet e flagrancës 5 drejtues mjetesh, konkretisht J. B., 62 vjeç, banues në fshatin Urakë, Prrenjas, E. K., 29 vjeç, banues në fshatin Selishtë, Pogradec dhe R. R., 20 vjeç, banues në fshatin Kotodesh, Prrenjas, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikleta pa leje drejtimi; F. B., 34 vjeç, banues në fshatin Lateshe, Pogradec, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin u arrestua në flagrancë shtetasi: S. Sh., 31 vjeç, banues në Peqin, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. D., 25 vjeç dhe S. S., 27 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Himarë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, arrestuan në flagrancë shtetasin R. Sh, 22 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi, në Dhërmi, Himarë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa dhe një armë të ftohtë (thikë). Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
DVP Fier – Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë, i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg. Gjithashtu arrestohen 2 shtetas pasi posedonin lëndë narkotike në doza cannabis sativa dhe kokainë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier, për kapjen e personave që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla dhe atyre të shpallur në kërkim. Si rezultat, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Nikolin Nezha, 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 23.05.2017 e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. T., 29 vjeç, banues në Darzezë, Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu janë gjetur me vete nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Lezhë – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Shërbimet e Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Rolins Zeqja, 35 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”; Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetases K. T., 43 vjeçe, banuese në Mabë, Lezhë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen L. K., 30 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës – Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrollit në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Larushkë, Fushë Krujë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë shpalljen në kërkim të shtetasve A. T., 32 vjeç dhe Y. T., 38 vjeç (vëllezër), banues në Larushkë, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe toke në pronësi të tyre, të mbjellë me prodhime bujqësore, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin I. V., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur. Më datë 03.08.2021, në Shijak, Durrës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit B. K., 65 vjeç, banues në Shijak. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. M., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasve: E. H., 37 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe J. K., 22 vjeç, për veprat “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi me datë 03.08.2021, në rrugën “Sami Frashëri” këta 2 shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, sepse shtetasi J. K. ka kanosur një punonjëse në dyqanin në pronësi të shtetasit E. H. Si pasojë e konfliktit është dëmtuar shtetasi J. K., i cili ndodhet më spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik shtetasit J. K. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. K., 30 vjeç, pasi sepse në mënyrë sistematike ka përndjekur duke i shkaktuar gjendje ankthi e frike ish të dashurën. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit të motomjetit, për të cilin ky shtetas nuk posedonte lejen përkatëse të drejtimi, iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike (përforcues grushti). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar 95 penalisht shtetas, konkretisht: 15 janë ndaluar, 27 janë arrestuar në flagrancë dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Durrës, 1 në Elbasan dhe 1 në Vlorë; 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje”, në Shkodër; 4 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 1 në Vlorë, 1 në Dibër dhe 2 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 2 raste të “Plagosja e rëndë me dashje”, 1 në Berat dhe 1 në Tiranë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 7 raste, 3 në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 në Durrës dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 8 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 7 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve; 1 rast i “Vjedhja me dhunë”, në Durrës, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 4 raste, 2 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Elbasan, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, 3 në Vlorë, ku autorët janë arrestuar në flagrancë, dhe 2 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 5 raste të “Fshehja e të ardhurave”, 4 në Fier dhe 1 në Tiranë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, 1 në Shkodër dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtjes pa leje, 1 në Korçë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Përndjekja”, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë dhe 1 në Elbasan, ku autori po procedohet në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Prerja e paligjshme e pyjeve”, 1 në Dibër, ku autori është arrestuar në flagrancë; 1 në Berat dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në Kukës është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Shkatërrimi i rrjetit të ujitjes”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 12 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.