DVP Lezhë – Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet penalisht një shtetas tjetër

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Vihen në pranga 4 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, procedohet penalisht një shtetas tjetër, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. R., 42 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë ndalimi i shtetasit L. Z., 37 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. M., 42 vjeç, banues në Kallmet, Lezhë dhe Sh. R., 37 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Rrethi i Shëngjinit” dhe në Fushë Milot, duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në Kurbin, pronari i një restoranti. Procedimi ndaj këtij shtetasi ka filluar, pasi punonjësit e restorantit, me dijeninë e tij, kanë hedhur mbeturina në shtratin e lumit Mat.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.