Tiranë
Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, gjatë kontrollit të mjetit, për të cilin ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit U. Sh., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur E. P., 17 vjeç, me masë “Detyrim paraqitjeje” tek shërbimi i provës, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit Sh. P.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasve: E. B., 26 vjeç dhe G. D., 37 vjeç. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi shtetasi E. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, ndërsa shtetasi G. D. (shok me 25-vjeçaren) i ka kërkuar një shumë parash shtetasit E. B., që 25-vjeçarja të mos kallëzonte ngjarjen.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Xh. S., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
E. M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.