DVP Berat – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

DVP Berat

Vijojnë kontrollet e pandërprera për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në prangat e Policisë, një 23-vjeçar që tentoi të shpërndante lëndë narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një pune të pandërprerë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi:

Xh. H., 23 vjeç, banues në fshatin Radësh, Skrapar.

Ky shtetas u kap në rrugën e fshatit Ujanik-Gjerbës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike dhe automjeti.

——————

Në kuadër të zbatimit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, si dhe në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasin G. S., 50 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga kontrolli i ushtruar në subjektin e tij në fshatin Kozare, Kuçovë u gjetën inerte (rërë), të cilën ky shtetas dyshohet se e ka nxjerrë në mënyrë të paligjshme në lumin Seman.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.