Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 29 korrik 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjirokastër – Vijon operacioni “Mezhgorani”. Ndalohet një shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër ndaluan shtetasin A. K., 31 vjeç, banues në Shkodër, pasi në vijim të operacionit “Mezhgorani”,  Prokuroria e Gjykatës së Shkallës Parë Përmet ka dërguar urdhrin e ndalimit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme. Arrestohet në flagrancë një shtetas, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. J., 72 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka djegur me lëndë djegëse (benzinë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Durrës – Vihen në prangat e Policisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit: Klendi Xhura, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe; I. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”.      Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, shtetasin H. K., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Tale, Lezhë – Kryen ndërtim pa leje në plazhin e Tales Lezhë, vihet në pranga 41-vjeçari. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë gjatë kontrollit të territorit në plazhin e Tales, Lezhë, kanë konstatuar një beach bar që po kryhej pa lejen e autoriteteve kompetente. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” i shtetasit A. I., 41 vjeç, banues në  Kurbin. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke bërë një beach bar pa leje, me derdhje betoni në tokë publike plazh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit është e vendosur në parandalimin e krimeve mjedisore dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të mos kryejnë asnjë ndërtim ose veprim pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë e të paanshëm, kundrejt atyre që shkelin ligjin.

Dibër – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, ka nisur procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në kredi”, “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” në ngarkim të shtetasve B. T., 33 vjeç;  A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë (punonjës të një institucioni mikrofinanciar). Këta shtetas dyshohet se kanë aplikuar  për llogari të një 35-vjeçari duke përpiluar kontratë huamarrje me qëllim blerje me kredi nëpërmjet institucionit të tyre, duke i faturuar padrejtësisht shlyerjen e kredisë  35-vjeçarit. Në vijim të kontrollit të  akseve rrugore urbane dhe rurale, për të parandaluar aksidentet dhe evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi A. C., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga strukturat e Policisë janë proceduar penalisht shtetasit Q. Gj., banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme; H. M., banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen e organeve përkatëse. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e Mat,  për veprime të mëtejshme.

Durrës – Vihen në prangat e Policisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit: Klendi Xhura, 20 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet, 7 muaj e 28 ditë burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi në vitin 2019 e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase të mitur 12 vjeçe.; I. M., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës proceduan penalisht për veprën penale “Propozimi për shpërblime që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, shtetasin H. K., 20 vjeç, pasi ka tentuar t’i japë punonjësit të Policisë, 2.000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative për parkim të gabuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Dibër – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 57 vjeç, banues në Burrel, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Dibër, ka nisur procedimi penal si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në kredi”, “Mashtrimi”, “Falsifikimi i dokumenteve” në ngarkim të shtetasve: B. T., 33 vjeç;  A. A., 42 vjeç, banues në Tiranë (punonjës të një institucioni mikrofinanciar). Këta shtetas dyshohet se kanë aplikuar  për llogari të një 35-vjeçari duke përpiluar kontratë huamarrje me qëllim blerje me kredi nëpërmjet institucionit të tyre, duke i faturuar padrejtësisht shlyerjen e kredisë  35-vjeçarit. Në vijim të kontrollit të  akseve rrugore urbane dhe rurale, për të parandaluar aksidentet dhe evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Dibër u arrestua në flagrancë shtetasi: A. C., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka aksidentuar jashtë rrezikut për jetën një shtetase. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, nga strukturat e Policisë janë proceduar penalisht shtetasit: Q. Gj., banues në Bulqizë, pasi u konstatua duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme; H. M., banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke kryer një ndërtim pa lejen e organeve përkatëse. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër e Mat, për veprime të mëtejshme.

Vlorë – Finalizohet operacioni policor “BYPASS”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë. Vihet në pranga 1 shtetas që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Sektorin e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacion policor të koduar “BYPASS”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: E. Q., 42 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës, nga shërbimet e Policisë, në afërsi të “Rrethrrotullimit të Orikumit”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 12 emigrantë të paligjshëm (sirianë), kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Tiranës, me qëllim kalimin e tyre drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian. Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me qellim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

DVP Fier/Kontrolle intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, një rast në fushën e narkotikëve, kapet një shtetas i shpallur në kërkim për disa vepra penale, si edhe kapet në kohë rekord një shtetas, pasi i vodhi një shumë të konsiderueshme parash një qytetari. Sekuestrohen armë zjarri, drogë, fara kanabis dhe shuma parash. Vihen në pranga 4 shtetas. Në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e DVP Fier janë goditur këto raste: Në Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Kongresi”, një shtetas i kishte marrë çantën me para shtetasit Ç. S. dhe ishte larguar, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe si rezultat i vlerësimit maksimal dhe angazhimit profesional u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur, duke vënë para përgjegjësisë penale autorin e dyshuar. Shtetasi F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë, u kap gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, së bashku me shumën e parave të vjedhura. Po nga këto struktura u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 13.12.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan fara cannabis sativa. Në Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe një armë zjarri, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në oborrin e banesës. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 29 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurjan, Roskovec, u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. Ç., 26 vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuar fidanë kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Devoll – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit Xh. P., 71 vjeç, banues në fshatin Sul, Devoll, pasi dyshohet se në banesë ka kanosur me thikë djalin e tij, shtetasin R. P., 41 vjeç. Sqarojmë se ky shtetas është arrestuar 3 ditë më parë, për të njëjtën vepër penale dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë caktoi për të masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar 82 penalisht shtetas, konkretisht: 10 janë ndaluar, 14 janë arrestuar në flagrancë dhe 58 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 7 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 11 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Gjirokastër dhe 1 në Lezhë; 7 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 1 në Tiranë, 3 në Berat, 1 në Fier, 1 në Dibër dhe 1 në Vlorë; ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.; 1 rast i ‘Plagosja e rëndë me dashje”, në Gjirokastër, ku autori është arrestuar në flagrancë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 1 në Elbasan, 1 në Korçë, 1 në Fier dhe 1 në Dibër, ku autorët janë arrestuar në flagrancë; 1 në Tiranë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 9 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 8 raste, 2 raste me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 6 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 3 raste, 1 në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në Tiranë janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Mashtrimi”, 4 për “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe 1 për ‘Trafikimi i mjeteve motorike”.

Në Kukës janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për korrupsion aktiv, 1 në Durrës dhe 1 në Korçë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Pushtim toke”, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër.

Në Shkodër janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, dhe 1 tjetër, për “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.

 Në Korçë është proceduar penalisht 1 shtetas, për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në Fier është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas, për vepën penale “Ngacmimi seksual”.

Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Në Tiranë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe 1 tjetër për “Kanosja për deklarim a dëshmi të rremë”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 raste aksidentesh, me 7 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.