Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 28 korrik 2021

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 42 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë biçikletën e shtetasit N. I. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i 5 vjedhjeve biçikletash dhe të 1 motomjeti. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit D. K., 52 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. A., 22 vjeç, pasi në rrugën “Frederik Shiroka”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet e iu sekuestrua një armë e ftohtë (shufër metalike). Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. M., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasve R. V., 24 vjeç dhe  E. V., 45 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake të shtetasit B. K. Gjithashtu, me datë 16.07.2021, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit A. U. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. G., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.•Më datë 27.07.2021, gjatë natës, në fshatin Marikaj, një shtetas ende i paidentifikuar ka  vjedhur një shumë parash dhe një pajisje pune në firmën në pronësi të shtetasit B. A., 58 vjeç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Më datë 27.07.2021, në Vaqarr, dy persona ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhin xhiron ditore të punonjësit të një karburanti, por pas rezistencës së hasur nga ky i fundit, janë larguar pa marrë asgjë.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Paraprake: Më datë 28.07.2021, rreth orës 00:40, në maternitet, një foshnje e porsalindur dyshohet se si pasojë e përkeqësimit të shëndetit ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon punën me veprimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kurbin – Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe i kanosi ata më pistoletë imituese, pas disa minutash ndjekjeje kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Gjithashtu, vihet në pranga dhe vëllai i tij, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë.  Shërbimet e Policisë Rrugore, në rrugën dytësore Milot-Mamurras, kanë konstatuar një drejtues mjeti që po kryente manovra të rrezikshme dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Pasi shërbimet i kanë bërë shenjë ndalimi, drejtuesi është larguar me shpejtësi duke rrezikuar punonjësit e Policisë. Pasi janë venë në ndjekje të tij, shërbimet e kanë konstatuar sërish në fshatin Malbardhë, Kurbin, drejtuesin e mjetit, i cili ka kundërshtuar shoqërimin, duke i drejtuar punonjësve të Policisë një armë në dukje zjarri pistoletë dhe me ndihmën e një shtetasi tjetër ka mundur të largohet. Në ndihmë të Policisë Rrugore kanë shkuar forca e posaçme “Shqiponja”, Forca Operacionale e DVP Lezhë dhe shërbimet e Policisë Kurbin, të cilat falë veprimeve të shpejta kanë arritur të bëjnë identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. L., 31 vjeç, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, vjedhjes, kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë dhe K. L.(vëllezër), banues në Kurbin. Gjatë kontrollit me alkoolmatësin (drager) ka rezultuar se shtetasi F. L. drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë u sekuestrua një pistoletë imituese, me të cilën ky shtetas dyshohet të ketë kanosur punonjësit e Policisë, si dhe 2 automjete. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Xhamlliku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë. Sekuestrohen 1 kilogram e 128 gramë lëndë narkotike kokainë, 3 automjete dhe 7 aparate celular. Vihen në pranga 5 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër shtetas. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në bazë të informacioneve të marra se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në zonën e Xhamllikut, kanë zhvilluar operacionin e koduar “Xhamlliku”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. K., 47 vjeç, T. Ç., 34 vjeç, A. G., 28 vjeç dhe E. P., 32 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi E(E). P(S)., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarje. Vijon puna intensive për kapjen e tij. Shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Kujtim Laro”, në biznesin e shtetasit G. K., ku dyshohet se kryenin veprimtarinë e kundërligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Të katërt këta shtetas, sapo kanë parë shërbimet e Policisë kanë tentuar të largohen me vrap, por janë neutralizuar dhe prangosur nga Policia. Gjatë largimit, ata kanë fshehur lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë”, i shtetasit G. C., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë për të ndaluar për verifikim e tij dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.  Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore , për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve  G. K., T. Ç., A. G. dhe E. P., dhe për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, në ngarkim të shtetasit G. C.

Berat – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.   Vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.  Shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit: L.(B). S., 55 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 58 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat, pasi ka ndihmuar shtetasin L.(B). S., duke i vendosur në dispozicion banesën e tij, kundrejt pagesës. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës – Vijon puna nga strukturat e Policisë Durrës, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 26 vjeç, banues në Napoli, Itali, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, në çantën e shpinës iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, ndaluan për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, shtetasin F. C., 55 vjeç dhe proceduan penalisht djalin e tij, shtetasin E. C., 17 vjeç, banues në Sukth, Durrës. Këta shtetas, më datë 22.07.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit D. C., 24 vjeç (djali i shtetasit F. C.) dhe dyshohet se e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të kontrolleve nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 370 fishekë, 3 krehra, armë e ftohtë (thikë) dhe pjesë të armës së zjarrit (të cilat i kishin hedhur në lumin Erzen). Gjatë momentit të konstatimit të tyre dhe shoqërimit nga shërbimet e Policisë, këta shtetas i kanë kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. Ç., 25 vjeç, banues Shijak, pasi më datë 12.07.2021, gjatë shoqërimit për sqarimin e rrethanave të një konflikti, ka kundërshtuar me dhunë forcat e Policisë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në aksin rrugor Plepa-Durrës, ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit, shtetasin B. D., 55 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Kapshticë – Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro. Procedohet penalisht një shtetas. Sekuestrohen 24.530 euro të padeklaruara. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.530 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar. Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Shkodër – Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gimaj”. Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë. Sekuestrohen lëndë narkotike cannabis sativa, armë zjarri dhe municion luftarak. Nga strukturat e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe Njësinë Operacionale të DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative është organizuar dhe finalizuar operacioni “Gimaj”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: Gj. F., 56 vjeç, P. A., 23 vjeç, B. Rr., 22 vjeç, D. Q., 17 vjeç, M. K., 22 vjeçe dhe E. Gj., 24 vjeçe. Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit E. Gj. dhe Rr. Rr. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar  bimë narkotike në një zonë malore të pyllëzuar të   fshati Gimaj, Shkodër. Gjatë kontrollit është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një armë zjarri automatike me 2 krehër me fishekë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, arma e zjarrit, krehrat me fishekë dhe 7 aparate celular. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Kultivimi i bimëve narkotike”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”dhe ”Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Vlorë – Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Antena”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, çon në pranga 1 shtetas. Sekuestrohen një armë zjarri, municion luftarak dhe fidanë narkotikë.  Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Antena”. Në kuadër të këtij operacioni, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. M., në lagjen “15 Tetori”, u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 260 fishekë, një pjesë përbërëse arme zjarri dhe fidanë kanabis në gota plastike, gati për t’u mbjellë.       Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë – Vijon operacioni “Fati i lojërave”. Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.  Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kapshticë – Goditet një tjetër rast i korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit. Shtetasi K. D., 26 vjeç, banues në fshatin Labinot, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë shoqëruar 26-vjeçarin K. D., për veprime të mëtejshme.

Korçë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Vihet në pranga 48-vjeçari, në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Bilisht. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 23.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.  Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin: B. K., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, në të gjitha akset rrugore urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. M., 51 vjeç, banues në Cërrik dhe F. P., 19 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, Librazhd, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi. Gjithashtu është arrestuar shtetasi M. K., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip “Ford”, duke shkaktuar dëme materiale. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla, si dhe për evidentimin e përdoruesve të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë proceduar penalisht dy shtetas: E. Sh., 23 vjeç dhe M. D., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Vlorë – Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në Novosel. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  I. A., 29 vjeç, banues në Novosel, Vlorë.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisje elektronike që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Fier – Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, i shtetasit S. O., 25 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën e kishte bërë gati në paketim për t’ia shitur një shtetasi të mitur 14-vjeç. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin Sh. H., 47 vjeç, banues në Patos, pasi ka përndjekur dhe ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet telefonit, një shtetase 30 vjeçe. Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar 94 penalisht shtetas, konkretisht: 8 janë ndaluar,29 janë arrestuar në flagrancë dhe 57 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, me 8 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 8 raste: 3 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë, 1 në Durrës dhe 1 në Lezhë; 2 raste të “Plagosja e rëndë”, 1 në Tirabë dhe 1 në Kukës; 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Lezhë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 3 në Tiranë, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë; 1 në Elbasan, ku autori ëhstë arrestuar në flagrancë; 1 në Korcë, ku autori po procedohet në gjendje të lirë. Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 10 raste, 3 raste me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 7 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 1 në Durrës dhe 2 në Elbasan, ku autorët që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 2 raste, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Shkatërrim prone”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në Korçë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Pastrimi produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe 1 tjetër për “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”.

Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, 1 në Vlorë dhe 1 në Shkodër, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Në Elbasan është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe 1 tjetër për “Vepra të turpshme”.

Në Gjirokastër është proceduar penalisht 1 shtetas për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe 1 tjetër për “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”.

Janë evidentuar 2 raste të “Përndjekja”, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Në Durrës është proceduar penalisht dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Pushtim toke”.

Në Tiranë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “mbajtja pa të drejte e uniformës” dhe 1 tjetër për “Falsifikimi i formularëve”.

Në Vlorë është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Në Shkodër është proceduar penalisht 1 shtetas, për prerje të paligjshëm të pyjeve.

Në Dibër është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 5 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 4 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është arrestuar në flagrancë 1 drejtues mjeti, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.