Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Vihet në pranga 48-vjeçari, në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Bilisht.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 23.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.