Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Elbasan

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

B. K., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, në të gjitha akset rrugore urbane dhe rurale, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. M., 51 vjeç, banues në Cërrik dhe F. P., 19 vjeç, banues në fshatin Dragostunjë, Librazhd, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi M. K., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip “Ford”, duke shkaktuar dëme materiale.

——
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla, si dhe për evidentimin e përdoruesve të lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, gjatë kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, kanë proceduar penalisht dy shtetas:

E. Sh., 23 vjeç dhe M. D., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.