Himarë
Procedohen penalisht 4 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u proceduan penalisht shtetasit:
Ll. Sh, M. Sh, banues në fshatin Vuno, A. Z, dhe M. DH, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Gjipes, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur 57 çadra pa lejen e organeve kompetente.
– – – – –
Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasiit K. B. alias K. A., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.