Tiranë – Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit A. S., 33 vjeç, për veprat penale ”Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se ka falsifikuar lejen e qëndrimit dhe pasaportën e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik, bënë ndalimin e shtetasit S. K., 31 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta, me një mjet prerës (i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale).

Po nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•I. A., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose i mallrave të cilët rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” pasi me datë 25.07.2021, shtetasi I. A., 39 vjeç, i ka vjedhur një aparat celular shtetasit R. M., dhe më pas ia ka shitur shtetasit E. L;

•H. D., 38 vjeç, pasi i ka vjedhur një shumë parash shtetasit I. A dhe një aparat celular shtetasit G. B. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura;

Q. Q., 62 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. L., 63 vjeç, pasi i ka vjedhur disa sende personale shtetases M. B. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas është autor dhe i 4 vjedhjeve të tjera në Kavajë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.