Klos, Mat – Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.07.2021, në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, ku u gjet pa shenja jete shtetasi Y. L.
Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e tyre, si të dyshuara për vrasjen e 47-vjeçarit. Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur në Komisariatin e Policisë Mat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, në bazë të provave të grumbulluara u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve M. L., 51 vjeçe dhe A. L., 21 vjeçe (nënë e bijë).
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se dy shtetaset e lartpërmendura në bashkëpunim me njëra tjetrën, në banesë kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit Y. L
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare “.