Qarku Korçë
Vijon operacioni policor “Perimetri”.
Vihet në pranga një tjetër shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë ndalimin e shtetasit D. H., 34 vjeç, banues në Pogradec.
Nga veprimet hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 19.05.2021, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë, i cili po transportonte me mjetin tip “BMW”, 9 emigrantë të paligjshëm, rezultoi se bashkëpunëtor i tij në këtë aktivitet kriminal ishte edhe 34-vjeçari D. H.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.