DVP Fier – Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër kapën dhe ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim G. H., 62 vjeç dhe J. H., 26 vjeç, banues në Panahor, Mallakastër (babë e bir), pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Këta shtetas kanë tentuar të kultivojnë bimë narkotike në fshatin Panahor, Mallakastër.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 56 vjeç, banues në Mallakastër, si edhe shpallën në kërkim shtetasin F. M., 27 vjeç, pasi në afërsi të banesës së tyre kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë goditur me grushte punonjësit e Policisë, të cilët kishin shkuar në ndihmë të punonjësve të AKU-së.

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Dëmtime të tjera me dashje” të kryera në bashkëpunim, shtetasit P. B., 19 vjeç dhe A. D., 38 vjeç, banues në Divjakë, pasi i kanë vjedhur me dhunë dy varëse floriri, duke ia këputur nga qafa shtetasit A. T., 21 vjeç, banues në Sarandë.

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje.

•Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP u arrestua në flagrancë shtetasi L. Y., 37 vjeç, banues në Varibob, Fier, pasi në aksin rrugor Levan-Tepelenë, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Honday”, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar vetë dhe pasagjeri që ishte në motomjet, shtetasi Q. L., 25 vjeç, banues në Varibob, Fier.

Lushnjë/Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 50 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.