Qarku Korçë – Vijon operacioni policor “Perimetri”. Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e policisë në PKK Port Durrës dhe strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim J. D., 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 18.05.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale të lartpërmendura, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 09.09.2020, ku 30-vjeçari u konstatua duke transportuar me një automjet, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.