Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lezhë – Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. P., 56 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shkop prej druri dhe 2 armë të ftohta (thikë dhe dorezë metalike) që i mbante pa leje. Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Kurbin, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në Fushë Milot, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, në gjendje të dehur. Nga shërbimet e Policisë Lezhë u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi i mitur O. M., i cili mbrëmjen e kaluar ka vjedhur një shumë parash në një furrë buke në qytet Lezhë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër – Kontrolle të befasishme për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete. Qarkullonin me armë zjarri në makinë, vihet në pranga poseduesi i armës (pasagjer në mjet), procedohen penalisht drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët e tjerë. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov, një automjet tip “Benz” dhe tre telefona celularë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj vijojnë kontrollet e befasishme në kohë dhe vende të ndryshme, me qëllim kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri me vete. Si rezultat i kontrolleve të befasishme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa të rinj qarkullonin me armë me vete në një mjet “Benz”, shërbimet e Policisë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Shkodër, në vendin e quajtur “Bregu i Ranës”, në lagjen Guerile, Shkodër, kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Benz” që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi F. M. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, poshtë sediljes ku ishte ulur shtetasi S. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër rezultoi se arma e zjarrit i përkiste shtetasit S. Gj., 19 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, pasagjer në mjet, i cili u arrestua në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu u proceduan penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi F. M., 17 vjeç, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Moskallëzim krimi”, si dhe vëllezërit G. K., 19 vjeç e G. K., 15 vjeç, pasagjerë në mjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet procedurale i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Bien në prangat e Policisë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases Ina Sulejmani., 31 vjeçe, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg, ku ka për të vuajtur edhe 3 vite e 27 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. T., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekestrua një dorezë metalike. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Renault” është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin P. Zh dhe pasagjere shtetasen V. Zh. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit P. Zh dhe V. Zh., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë – Më datë 19.07.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M. V., 28 vjeç, punonjës policie, aktualisht në shërbim, sepse më datë 18.07.2021, në rrugën “Medar Shtylla”, duke drejtuar motorin tip “Suzuki”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues E. Sh., 21 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy persona, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, u larguan për në banesë.
DVP Fier – Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. A., 20 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vendin e quajtur “Rotondo e Sheqit”, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Porche” dhe gjatë kontrollit personal iu gjetën dhe sekuestruan 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, po nga këto struktura u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi i mitur O. A., 17 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin dhe gjatë kontrollit iu gjet një kuti metalike grirëse për lëndë bimore, me mbetje të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe një përforcues grushti. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. Sh., 57 vjeç, banues në Seman, Fier, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin Th. G., 34 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase 48 vjeçe, banuese në Lushnjë. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit: K. Z., 29 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në Divjakë është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në gjendje të dehur; B. P., 20 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Nissan”, në të cilin kishte vendosur fenelina si ato të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Vlorë – U konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë, ndëshkohet me masë administrative 1.000.000 lekë dhe procedohet penalisht, administratori i subjektit. Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë që kundërshtuan mbylljen e muzikës dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të Policisë. Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në lagjen “Uji i Ftohtë”, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, shtetasit: K. Xh., banues në Vlorë, administratori i subjektit, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje; S. Xh., banues në Tiranë, pasi pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës; E. T., banuese në Vlorë, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Vlorë – Më datë 17.07.2021, shtetasja G. H. ka bërë kallëzim se më datë 16.07.2021, bashkëshorti i saj shtetasi F. H., 37 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij.
Më datë 18.07.2021, shtetasja A. Ç. ka kallëzuar se më datë 17.07.2021, vëllai i saj, shtetasi K. Ç., 23 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.
Tushemisht/Pogradec – Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Norvegjinë dhe Policinë Kufitare, vihet në pranga një shtetase në kërkim ndërkombëtar. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë 36-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime familjare. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Tushemisht, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Norvegjisë të shtetases A. M., 35 vjeçe, banuese në Ohër, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimi i kryer në sistem, rezultoi se kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo Norvegjia, për krime të kryera kundër familjes/rrëmbimit, në Norvegji. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e saj drejt Norvegjisë.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 223 shtetas, konkretisht: 16 janë ndaluar, 78 janë arrestuar në flagrancë dhe 129 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 16 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 21 raste, me 11 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 12 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit, në gjithë territorin, gjatë 72 orëve të fundit janë evidentuar 19 raste, konkretisht: 14 raste të “Kanosja”, 1 rast i “Plagosja e lehtë me dashje” dhe 3 raste të “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Plagosja e rëndë me dashje”, ku autori është arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 13 raste të dhunës në familje, në të gjithë vendin, me 9 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 5 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 29 kërkesë-padi për urdhër mbrojtje të menjëhershme.
Në fushën e vjedhjes së pronës gjatë 72 orëve janë evidentuar 30 raste: 3 raste me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë, si dhe 27 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 14 raste të ndërtimit pa leje, në të gjithë vendin, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 11 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të shkatërrimit të pronës, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Trafikimi i mjeteve të motorike”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mashtrimi”, me 2 autorë që autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Fshehja e të ardhurave”, me 7 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Prishja e qetësisë publike”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të “Pushtim toke”, me 6 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Shpërdorimi i detyrës”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Vetëgjyqësia”, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të armëmbajtjes pa leje, me 3 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësot të policisë”, 4 janë proceduar për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, 1 tjetër është arrestuar dhe 3 për “Kanosja për shkak të detyrës”.
Janë arrestuar 2 raste të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë arrestuar 2 raste të “Përndjekja”, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 8 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Gjatë 72 orëve të fundit, në territorin e Shqipërisë, kanë ndodhur 19 aksidente, me 27 persona të lënduar jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.