DVP Vlorë – Kryenin ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare, arrestohen në flagrancë 3 shtetas

DVP Vlorë

Kryenin ndërtime pa leje përgjatë vijës bregdetare, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Bien në prangat e Policisë 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë gjatë kontrollit të territorit në Dhërmi, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasve G. B., 24 vjeç, A. F., 20 vjeç dhe G. Sh., 40 vjeç, pasi në Dhërmi, u konstatuan duke ndërtuar konstruksione prej druri përgjatë vijës bregdetare, të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

– – – –
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë u bë kapja për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, i shtetasit të shpallur në kërkim R. D, 32 vjeç, banues në Gjirokastër,
pasi ky shtetas nuk ka respektuar kohën e lejes së dhënë nga IEVP Fier duke mos u rikthyer për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi narkotikëve mbetur në tentativë”. 32-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

– – – –
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Gj., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Novoselës”, është përplasur me një motomjet dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i tij shtetasi A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.