Arrestohet në flagrancë 79 – vjeçari, i cili pas dhunës psikologjike të ushtruar ndaj familjarëve të tij dhe nipit, i ka kanosur me armë gjahu, si dhe të djegë shtëpinë me benzinë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasin I.S., 79 vjeç, banues në fshatin Kalimash.
Arrestimi i tij u bë pasi, në banesë, për motive të dobëta, ka shkatërruar orenditë e banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj familjarëve dhe nipit dhe më pas i ka kanosur me armë gjahu (çifte), si dhe ka tentuar të djegë shtëpinë me benzinë, por falë njoftimit në kohë të policisë dhe mbërritjes menjëherë në vendngjarje të inspektorit të Policisë së Zonës, i cili në bashkëpunim me familjarët i kanë marrë çiften dhe shishen e benzinës shtetasit I.S. duke e vënë në pranga.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut (çifte), disa fishekë, një shishe benzinë dhe një çakmak.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës e mbetur në tentativë”.