U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë, procedohen penalisht dhe ndëshkohen me masë administrative 2 administratorë subjektesh.
Arrestohen në flagrancë 5 drejtues mjetesh, të cilët drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.
Bien në prangat e Policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente
Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë, kanë konstatuar proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasit:
B. T., 30 vjeç dhe M. K., 23 vjeç, banues në Durrës, administrator të 2 subjekteve në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Gjithashtu, për të 2 subjektet është vendosur masa administrative me nga 1.000.000 lekë, për shkelje të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. Sh., dhe V. L., pasi konstauan duke drejtuar motomjetet përkatëse pa leje drejtimi.
M. M., dhe E. S., pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse në gjëndje të dehur.
E. F., pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, pa leje drejtimi.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin R. B., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës