Durrës
U konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet me masë administrative administratorja e subjektit.
Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë me aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.
Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë në Stacionin e Policisë Plazh kanë konstatuar dhe proceduar penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasen E. S., 23 vjeçe, pasi në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administronte, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.
Gjithashtu, për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasit:
E. T., 62 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”;
S. D., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetasit I. D;
D. M., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.07.2021, në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.