Lezhë – Iu gjet lëndë plasëse në banesë, vihet në pranga 36-vjeçari

Iu gjet lëndë plasëse në banesë, vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet sasia e lëndës plasëse.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara në gjithë qarkun Lezhë ,me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje apo lëndëve plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën dytësore në fshatin Manati, Lezhë, një shtetas mbante në banesën e tij, lëndë plasëse, gati për t’a shitur, nga shërbimet e Policisë Lezhë u organizua puna dhe si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit M. P., 36 vjeç, banues në Manati, Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar me lëndë plasëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore.