DVP Vlorë – Goditën me sende të forta një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes. Procedohet penalisht administratori i 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”

Goditën me sende të forta një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim policor 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.

Procedohet penalisht administratori i 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shpallur në kërkim policor shtetasit E. F., S. N. dhe A. R., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen nr. 4, në qytetin e Sarandës, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin M. M., 39 vjeç, banues në Sarandë dhe i kanë dëmtuar pjesërisht automjetin që ai drejtonte.

Vijon puna për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.
– – – –

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi:

B. T., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 24 çadra dhe 40 shezlongë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.