Vihen në pranga 2 shtetase, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi, mbajtja blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
-Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. Gj., 45 vjeçe, banuese në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së saj, shtetases D. N., 34 vjeçe, në fshatin Markatomaj, Lezhë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetases B. P., 27 vjeçe, banuese në fshatin Sukth, Durrës, pasi në banesë ka goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime, bashkëjetuesin e saj, shtetasin A. B., 24 vjeç, banues në Tale, Lezhë.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin rus I. K., 37 vjeç, pasi dyshohet se më datë 04.07.2021, ka vjedhur targat e automjetit në pronësi të shtetasit S. B., banues në Kosovë.
Gjatë kontrollit të banesës së marrë me qira në Shëngjin, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy targa të automjetit dhe një dorezë metalike që plotëson kushtet e armës së ftohtë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.