Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, kanë njoftuar palën shqiptare se do të lejohet hyrja për në Greqi, për shtetasit shqiptarë me pasaportë, shtetasit me leje qendrimi greke, shtetasit e tjerë europianë, të cilët duhet të jenë të pajisur me testin e COVID-19 dhe të kenë të plotësuar formularin e regjistrimit PLF në adresën www.travel.gov.gr
Pasi të kenë marrë konfirmimin, do të lejohen për të hyrë në shtetin grek. Do të lejohen gjithashtu të hyjnë në Greqi, mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusa, drejtuesit e të cilëve duhet të bëjnë regjistrimin e formularit PLF dhe duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë COVID-19, pranë palës greke të kësaj pike kalimi.
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të funksionojë 24 orë, pa orar të limituar.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.