Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Lezhë – Vijon operacioni policor i koduar “Eksplozivi”. Shkon në 2 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe ndalohet 21-vjeçari, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”. Më parë është vënë në pranga autori tjetër i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin e një tjetër shtetasi të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në një objekt në ndërtim në Shëngjin, më datë 19.11.2020. Si rezultat i provave të grumbulluara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. P. (i ndaluar gjatë operacionit “Eksplozivi”, në dhjetor 2020), më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.
Mallakastër – Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në kubikë, në pronë publike, në vendin e quajtur “Dardhas”, Aranitas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Tropojë – Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 33 vjeç, banues në Belgjikë. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Bajram-Curri-Valbonë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin Sh. M., banues në Bajram Curri. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Sh. M., dhe dy pasagjerët, shtetasit I. K. dhe H. D., banues në Bajram Curri, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Tropojës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.
Morinë, Kukës – Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan, Kosovë. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Tiranë – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një kartëmonedhë 100 euro e dyshuar e falsifikuar. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. L., 44 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. H., 43 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. R., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. C., 61 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: F. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; D. B., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Më datë 29.06.2021, shtetasi K. J., 31 vjeç, kallëzon se në rrugën “Njazi Meka”, në biznesin e tij bar-kafe, dy persona të paidentifikuar në gjendje të dehur, i kanë thyer derën e xhamit të lokalit dhe duke i nxjerr jashtë ambienteve të lokalit, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt. Më datë 29.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit J. H., 17 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, ka goditur me sende të forta shtetasin S. B., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Dibër – Thyen xhamat e një biznesi privat dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezër. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. S., 29 vjeç dhe S. S., 22 vjeç, banues në Dibër (vëllezër). Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’, dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
DVP Vlorë – Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shtetasin K. M., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autori i djegies së dy automjeteve në qytetin e Vlorës, në datën 14.04.2018. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. S., 51 vjeç, banues në Vlorë dhe E. SH., 33 vjeç, banues në Fier. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një pikë karburanti në Vlorë, duke shkarkuar një sasi të konsiderueshme nafte, pa dokumentacionin përkatës të origjinës së mallit. Këtë sasi karburanti dyshohet se shtetasi E. SH. e ka siguruar duke shpërdoruar detyrën gjatë kohës që ka qenë i punësuar pranë kantierit të naftës në fshatin Sherishtë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Krujë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit: A. L., 42 vjeç dhe B. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit dhe babait të tyre. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u ndalua shtetasi L. B., 41 vjeç, banues në Laç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar 77 penalisht shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 19 janë arrestuar në flagrancë dhe 53 po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 2 raste, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 6 raste: 2 raste të “Kanosja”, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër; 3 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, 2 në Tiranë dhe 1 në Shkodër; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e dhunës në familje janë evidentuar 5 raste, 1 në Tiranë, ku autori është arrestuar në flagrancë; 2 në Durrës, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Berat dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, 2 në Vlorë dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e ndërtimit pa leje janë evidentuar 10 raste, 5 në Tiranë, 2 në Durrës, 1 në Vlorë, 1 në Fier dhe 1 në Kukës, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të “Mashtrimi”, 1 në Shkodër dhe 1 në Vlorë, ku autorët po procedohen në gjendje të lirë; 1 në Fier, ku autori është ndaluar.
Janë evidentuar 2 raste të “Prerja e paligjshme të pyjeve”, 1 në Tiranë dhe 1 në Dibër, ku autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në Vlorë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për “Pushtim toke” dhe 2 të tjerë për “Shpërdorim detyre”.
Janë evidentuar 2 raste të “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, në Tiranë, me 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 1 autor që po procedohen në gjendje të lirë. Janë proceduar penalisht edhe 5 shtetas të tjerë, 1 për “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, 1 për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe 1 për “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Në Korçë janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Në Gjirokastër është proceduar penalisht 1 shtetas, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Janë proceduar penalisht 3 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullit rrugor”.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 7 raste aksidentesh, me 1 viktimë dhe 11 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë në flagrancë 4 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.