Goditet një rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Sh., 31 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në kubikë, në pronë publike, në vendin e quajtur “Dardhas”, Aranitas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.